FITORJA

Szunyog: Marrëveshja me Serbinë, hapi i parë i anëtarësimit të Kosovës në BE

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në BE ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është hapi i parë që duhet të ndërmerret.

Sipas tij, Kosova para aplikimit duhet që të konsultohet me shtetet anëtare në mënyrë që të arrihet konsensus i përbashkët.

“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE-ja pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE-së. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale”.

“Është e rëndësishme që Kosova të lëvizë që aplikacioni të jetë i suksesshëm. Këshilla ime para se të lëvizim është që duhet të këtë konsultim me shtetet anëtare. Duhet t’iu dërgohet ftesa për këtë dhe bëhet me konsensus të shteteve”.

FIDANISHTJA

Szunyog më tej ka shtuar se BE-ja dëshiron të shohë bashkëpunim rajonal, duke shtuar se iniciativa “Ballkani i Hapur” mund të funksiononte, por thotë që Kosova nuk po e ndihmon zhvillimin e proceseve.

“Duhet ta shtyjmë tërë rajonin përpara. BE-ja dëshiron të shoh bashkëpunim rajonal, por Kosova nuk po ndihmon në zhvillimin e proceseve, duke mos lëvizur në këto marrëveshje për lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave. Të njëjtën kohë e kuptoj iniciativa për Ballkan të Hapur është që tre vendet e rajonit dëshirojnë të përshpejtojnë fuqinë e lirë për transportin e mallrave. Ballkani i Hapur mund të funksionojë”.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se unioni do të vazhdojë përkrahjen e Ukrainës në të gjitha aspektet, duke e quajtur të pajustifikueshëm sulmin e Rusisë, shkruan EO.

Ai këto komente i bëri në një debat të organizuar në lidhje me ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan ku e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për iniciativat e marra sa i përket mbështetjes së ofruar për popullin e këtij shteti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.