GRANDEMALL

Szunyog bën thirrje për angazhim në përmirësimin e raporteve mes Kosovës dhe BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë thirrje për një përpjekje më të madhe dhe angazhim për t’i përmirësuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur gjatë një aktiviteti për festimin e Ditës së Evropës në Prishtinë, Szunyog u shpreh i lumtur që mund ta përfaqësonte BE-në në një festë kaq të rëndësishme.

Para mediave, Szunyog u shpreh se është kohë për të festuar, por gjithashtu është e rëndësishme që pas festës të vijë momenti për të vazhduar punën për të përmirësuar më shumë marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së.

Hidromorava

“Jam shumë i lumtur që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës, e gjithashtu jam i lumtur që e përfaqësojë BE-në dhe për të gjithë ambasadorët që gjenden këtu edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Gjithashtu më pëlqen shumë që të shoh të gjitha këto stade të bukura edhe për zyrën e BE-së dhe EULEX-in, të gjitha që ndodhin brenda një vendi. Mendoj se sot është dita të festojmë edhe pas kësaj dite të relaksohem dhe që nga nesër të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë të gjitha raportet mes Kosovës dhe BE-së”, ka deklaruar Szunyog.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shprehu shpresën e tij se Kosova do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt.

Ai ka theksuar se Kosova, në fakt, ndjehet si pjesë e Evropës në aspektin kulturor dhe shoqëror dhe se ka të drejtë të pranojë në tërësi përfitimet që ofron Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.