ARKATANA

Synon të luajë jashtë Finlandës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Berat Sadik planifikon ta vazhdojë karrierën larg Finlandës. Futbollisti shqiptar ka kontratë me Helsinkin deri në fund të këtij viti dhe ai po mendon qysh tash për hapin e radhës. 26 vjeçari iu bashkua ekipit finlandez vitin e kaluar dhe pati paraqitje të mira, para se të lëndohej për një periudhë.

“Vitet po shkojnë dhe pjesa tjetër e botës është vendi ku dua të shkoj. Pra, dua të luaj në një ekip të një lige më të fortë evropiane. Edhe pse ende nuk e kam zgjedhur ndonjë drejtim të saktë”, ka thënë sulmuesi shqiptar për ueb faqen finlandeze iltalehti.fi.

Sadik dëshironte të lëvizte drejt Maccabi Haifas në janarin e këtij viti, por oferta nuk e kishte kënaqur sa duhet për Helsinkin. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që fundja të qëndrojë edhe në Finlandë. “Edhe në Helsinki ndihem mirë. Ky është një vend ku e kam gjetur veten”, shtoi ai.

FITORJA

Sadik e pranon se nuk ndihet njëjtë sikur para lëndimit, por thotë se dita-ditës po e rikthen formën më të mirë. Ashtu siç pritej, futbollisti shqiptar nga Maqedonia është kontestuar nga tifozët e ish ekipit të tij Lahti.

Mirëpo, përfaqësuesi finlandez thotë se e kishte pritur një gjë të tillë dhe se nuk brengoset shumë për këtë fakt. Përpos Helsinkit, shkupjani ka luajtur edhe në KuPS, Lahti, Arminia Bielefeld e Zulte Waregem.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.