RCCOLA

Synojmë eksportin në të gjithë Ballkanin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Genc Kuqi, menaxher i shitjes në “ADA Group”, në një intervistë për Tribuna ka treguar se synimet e tyre janë që produktet t’i eksportojnë në të gjithë Ballkanin. Ai ka thënë se do të investojnë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit, me qëllim të zgjerimit të shitjes në vendet e jashtme.

Kompania “ADA Group” është themeluar në vitin 2013 në Prishtinë dhe ka të punësuar më shumë se 100 punëtorë. Kjo kompani që merret me përpunimin e më shumë se 15 llojeve të mishit dhe 8 llojeve të ujit natyral dhe mineral, ka investuar më shumë se 1 milion euro në teknologji gjermane. Genc Kuqi, menaxher i shitjes në këtë kompani, në një intervistë për Tribuna ka treguar se synimet e tyre janë që produktet t’i eksportojnë në të gjithë Ballkanin. Ai ka thënë se do të investojnë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit me qëllim të zgjerimit të shitjes në vendet e jashtme. Kuqi ka thënë se si kompani janë të pajisur me të gjitha licencat me standarde evropiane. Sipas tij, fabrika e tyre ka kapacitete të përpunojë 35 tonë produkte të mishit në ditë dhe të bëj konfeksionimin e mishit të freskët, prodhimin e pastetave, sallameve, virshlleve dhe depozitimin.

Tribuna: Sa është gama e prodhimeve që i ka “ADA Group” në treg?
Kuqi: Për momentin prodhojmë 15 lloje të produkteve të mishit dhe 8 lloje të produkteve të ujit. Prodhojmë pasteta dhe parizier të llojeve të ndryshme që përfshijnë një gamë të gjerë në industrinë e mishit. Konsumatorët janë të kënaqur me produktet tona dhe në të ardhmen parashohim ta rrisim gamën e prodhimeve.

Tribuna: Nga e merrni lëndën e parë për produktet e mishit?
Kuqi: Lëndët e para i marrim nga Amadori i Italisë dhe Vibergi i Austrisë që janë një nga lëndët më të njohura dhe më të mira në Bashkimin Evropian. Por krahas investimeve në lëndën e parë, kemi investuar edhe në teknologjinë më moderne për përpunimin e produkteve të mishit që janë dhe kjo teknologji është prodhim gjerman. Investimet janë bërë që ta ruajmë cilësinë dhe ta rrisim edhe më shumë.

Uji Dea

Tribuna: Sa të punësuar keni në kompaninë tuaj?
Kuqi: Për momentin i kemi afër 100 të punësuar dhe ne synojmë ta rrisim gamën e produkteve dhe ky numër të rritet automatikisht. Numri i madh i punëtorëve bën që krahas higjienës dhe teknologjisë dhe lëndës së parë ta ketë kualitet të madh në prodhim.

Tribuna: Në cilat vende eksportoni?
Kuqi: Në vendet e rajonit dhe të Evropës. Por nuk do të ndalemi me aq sepse jemi të fokusuar që të jemi prezent edhe në vende të tjera. Synojmë që produktet e “ADA Group” të gjenden në të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës.

Tribuna: Sa për qind të tregut kosovar e mbuloni?
Kuqi: Ne kemi një përqindje të madhe në tregun Kosovës. Thuajse në çdo vend ku ka markete, aty edhe shitet produkti ynë. Kemi përkrahje maksimale nga konsumatori vendas pasi që e kanë shiju kualitetin tonë.
Tribuna: Synimi i kompanisë suaj në të ardhmen?
Kuqi: Synimi ynë është që të investojmë në rritjen e kapaciteteve prodhuese duke e rritur edhe numrin e të punësuarve. Paralelisht synojmë që të shtrihemi në të gjitha vendet Evropiane me produktet tona.

Tribuna: A kishte interesim për kompaninë tuaj në panairin që është duke u mbajtur?
Kuqi: Panairi luan rolin e vet sepse jemi afër konsumatorëve. Ne zhvilluam biseda dhe shkëmbyem informacione me shumë kompani të huaja që shfaqën interesimin në këtë panair. Në të ardhmen mund të lidhim edhe kontrata. Panairet kanë filluar ta marrin atë kuptimin e vet dhe e japin rezultatin dhe mundësi për bashkëpunime të reja.