UBT

Synohet vetëdijesimi i qytetarëve për të paguar detyrimet komunale

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur përfaqësuesit e USAID-it programi DEMI. Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me ngritjen e të hyrave vetanake në komunën e Kamenicës.

Drejtoresha e programit DEMI, Ginka Kapitanova tha se pasi jemi në përfundim te vitit çështja të hyrave vetanake është duke bërë pak presion për të gjitha komunat, natyrisht janë arrit shumë suksese në komunat tjera duke përfshirë edhe komunën e Kamenicës.
“Ky takim i sotëm ka për qëllim për të shikuar se si mund te kontribuojmë më tutje, çka mund të bëhet bashkërisht me angazhimin e të dy anëve në ngritjen e sa më shumë të hyrave vetanake në komunën e Kamenicës” tha Kapitanova.

Surdulli falënderoj programin DEMI për angazhimin e tyre, për dobitë e shumta nga ky program jo vetëm për të hyrat vetanake, por edhe në çështjen e aseteve të komunës, për përgatitjen e formave që komuna për disa prona t`i jep me qira me qëllim që në të ardhmen do të ketë të hyra edhe më shumë nga ato si dhe për përkrahjet tjera në ngritjen dhe forcimin e administratës dhe asamblesë komunale.

Kryetari Surdulli njoftoi të pranishmit se në kuadër të ngritjes së të hyrave vetanake në komunën e Kamenicës është formuar një komision i cili është duke bërë regjistrimin e të gjitha ndërtimeve prej vitit 2000.

UBT

Kryesuesi i kuvendit komunal Enver Mavriqi, falënderoj shumë përfaqësuesit e programit DEMI për kontributin që po i japin komunës. “Kuvendi komunal dhe secili delegat në këtë rast edhe komiteti për politikë dhe financa do të jetë i kyçur direkt në përmirësimin e realizimit të hyrave vetanake. Unë besoj që secili delegat ka mundësi për të dhënë kontributin e vet në këtë drejtim ,por duke mos i anashkaluar edhe akterët tjerë. Po ashtu mendoj që një kontribut të madh mundet me dhenë edhe biznesi, shoqëria civile që janë drejt për se drejti të kyçur në këtë drejtim që bashkërisht të gjejmë një koordinim më të mirë” ka thënë Mavriqi.

Agim Salihu udhëheqës i Njësisë për Shërbime Komunale pranë programit Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive theksoi se objektiv i secilës komunë është që të realizohet plani për të hyrat dhe shpenzimet qind për qind, por ne dëshirojmë të ndihmojmë komunën që të tejkaloj planifikimin dhe që bashkërisht ta arrimë cakun. Në këtë aspekt kemi bërë disa hapa duke bërë analiza periodike tre mujore, gjashtë dhe nëntë mujore të hyrave vetanake komunale në secilën komunë ka thënë Salihu.

Salihu tha se qëllimi kryesor është që të shikojmë bashkërisht në ngritjen e kapaciteteve të komunave në grumbullim të hyrave dhe në vetëdijesimin e qytetarëve për t`i kryer detyrimet e tyre në raport me komunën, në mënyrë që ata të pranojnë shërbime më të mira, projekte më të mira dhe me pas një jetë më të mirë.

Drejtori i drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa Rabit Halili tha se në bashkëpunim me ekipin e DEMI-t, kemi hartuar planin e veprimit për përmirësimin e të hyrave vetanake, në dëgjimet publike që janë mbajt me qytetarë gjatë hartimit të buxhetit, rëndësi dhe theks i veçantë i është kushtuar tatimit në pronë, tubimet publike që Kryetari i ka mbajtur me qytetarë me theks të veçantë i ka kushtuar të hyrave vetanake se si ato t`ju kthehen qytetarëve ./rajonipress/