RCCOLA

Synohet integrimi me 2 mijë euro rritje të buxhetit

/ 1 minutë lexim

Qeveria u ka dhënë “prioritet” të shtuar integrimeve evropiane, duke ia rritur buxhetin për 2 mijë euro Ministrisë që ka për obligim lehtësimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkësisë Evropiane.

Ministria e Integrimeve Evropiane do të ketë në arkë në buxhetin prej 1 milionë e 453 mijë eurosh për vitin 2013, përderisa buxheti i kësaj ministrie në vitin aktual ishte 1 milion e 451 mijë euro.

Shumica e buxhetit të kësaj ministrie do të shpenzohet në mallra dhe shërbime, derisa të 79 të punësuarit e kësaj ministrie për vitin 2013 do të kenë në dispozicion 519 mijë euro për paga dhe mëditje.

RCCOLA

Por, rritja prej 2 mijë eurove është e pranueshme për udhëheqësen e kësaj ministrie.

Vlora Çitaku i ka thënë “Kohës Ditore”se Ministria e Integrimeve pajohet me ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm, meqë nuk ka të planifikuara investime e as blerje të produkteve nëpërmjet tenderëve.