United Hospital

Synimet e Kosovës për NATO, Shea: Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda pak muajsh s’është shenjë e mirë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar veprimet e disa kongresmenëve amerikanë në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në NATO, shkruan Express.

Ai ka thënë se kjo duhet parë si një vendosje afatgjate e synimeve sesa një veprim që mund të ketë ndikim të menjëhershëm.

Shea ka thënë se pa stabilitet politik në Kosovë, s’mund të pritet një rrugë përpara për integrim.

KKVITI

“Tri palë zgjedhje në 18 muaj s’janë shenj e mirë. Derisa të ketë stabilitet politik në Kosovë pas zgjedhjeve të qershorit, s’pritet të ketë rrugë të qartë përpara në procesin euroatlantik”, ka thënë ai për REL.

Shea gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të lobojë edhe në qendrat evropiane njëjtë sikurse lobon në Washington.

“Kosova duhet të ketë një përpjekje më të balancuar lobimi, dhe të lobojë në Berlin, Romë e Varshavë, njejtë sikurse në Washington”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.