Eko Higjiena

Syneti i femrave në Zvicër po vazhdon

/ 2 minuta lexim

Syneti i femrave në Zvicër viteve të fundit ka vazhduar të rritet në mënyrë dramatike. Kështu thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Pas vitit 2001 dhe 2004 UNICEF-i ka analizuar për të tretën herë me radhë çështjen sakatimit të gjenitaleve të femrave në Zvicër. Studimi i tanishëm është bazuar nga njëra anë në vlerësimet dhe të dhënat nga Zyra Statistikore Federale e Zvicrës dhe, në anën tjetër, edhe në një anketë “online” e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, thotë në një njoftim UNICEF-i.

Sipas studimit, numri i njerëzve të prekur është rritur që nga viti 2001 në 4000 mijë, duke shtuar shifrat në 10.700. Nga sakatimi i gjenitaleve më së shumti janë prekur gratë dhe vajzat që kryesisht vijnë nga Somalia, Eritrea dhe Etiopia.

Fidanishtja

Një e treta e njerëzve të anketuar nga UNICEF-i ishin tashmë gra dhe vajza që ishin prekur nga ky fenomen.

UNICEF-i thotë se në mbarë botën jetojnë 130 milionë gra dhe vajza me organet gjenitale të gjymtuara.

Pasi Zvicra kishte bërë thirrje për ndalimin e sakatimit gjenital femëror, ishte e nevojshme tani për të marrë masa parandaluese për të mbrojtur vajzat e rrezikuara.