Fundamenti

Sylvinho “sms” FSHF-së për kontratën: Dua ta çoj Shqipërinë edhe në Botëror

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndeshja ndaj Moldavisë që solli kualifikimin, mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, synimet e së ardhmes dhe rritja e Federatës Shqiptare e Futbollit në aspektin profesional, dhe duke investuar vazhdimisht për një infrastrukturë sa më moderne dhe kushte dinjitoze për të gjithë kuqezinjtë.

Si edhe kapitenit Berat Gjimshiti.

Trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvinho ka folur për të gjitha këto tema në një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio”.

UBT

Tekniku kuqezi tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet e krijuara nga FSHF.

Ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë, shkruan SS.

“Duhet të mësohemi të luajmë në Evropian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Evropian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Evropianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale. Është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por, për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Evropian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”, theksoi Sylvinho.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.