Eko Higjiena

Sylvinho: Mungoi pothuajse gjithçka, përgatitjet për Evropian do t’i mendojmë pasi të kthehemi në Tiranë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të këtij viti.

“Kuqezinjtë” pësuan humbje sonte në miqësoren ndaj Kilit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, përfundoi me rezultatin 0:3.

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, e pranoi se në këtë takim nuk shkoi asgjë siç duhet.

“Sot mungoi pothuajse gjithçka. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, na mungoi intensiteti. Ne jemi një skuadër që duhet të luftojmë për 90 minuta. Nisëm të luanim pasi pësuam golin, u futëm në lojë. Më erdhi keq për golat e dytë dhe të tretë, duhet të mbeteshim në lojë, si në Varshavë apo Pragë. Duhet të rritemi në aspektin e përqendrimit, duhet të mbetemi në lojë”, tha fillimisht ai për “Supersport” pas ndeshjes.

FIDANISHTJA

Eufori nga lojtarët? Jo, sepse ne nuk kemi titullarë fiks. Ne jemi një skuadër që luajmë me shpirt dhe zemër. Ashtu duhet të vazhdojmë përpara.

Manaj-Broja? Në Kombëtare koha është e artë. Nuk është e lehtë të gjykosh një futbollist për 25 minuta, madje as për 90 minuta. Por nuk ka rrugë tjetër. Kemi edhe Suedinë, koha është e pakët në dispozicion.

Presingu dhe agresivitet i Kilit? Ata janë një skuadër e nivelit të lartë. Kanë histori, kanë lojtarë me teknikë dhe agresivitet. Kili ka lojtarë që janë mësuar duke luajtur në Kupa Bote. Shumë prej tyre kanë fituar Kupën e Amerikës. Ne duhet të mësohemi në nivele të larta.

A ishte test negativ në total? Jo, absolutisht jo! Duhet ta shoh edhe njëherë ndeshjen. E përsëris: nuk është e lehtë të gjykosh një futbollist në kohë të shkurtër. Kemi një ndeshje të vështirë me Suedinë. Për përgatitjet për Evropianin do të nisim të mendojmë pas rikthimit në Tiranë”.

Kombëtarja e Shqipërisë pas tre ditësh do të luajë miqësoren ndaj Suedisë në udhëtim. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.