Mobi Casa

Sylvinho fton 24 lojtarë për ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve – befasi të mëdha në listë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënën më 2 shtator, teksa trajneri Sylvinho ka publikuar sot (e premte) listën me 24 lojtarë të grumbulluar.

Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.

Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiu dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Uji Dea

Befasi e madhe është mos-ftesa e sulmuesit nga Kosova, Mirlind Daku, i cili po kalon formë të lartë me Rubin Kazanin, ndërsa në listë nuk gjenden as Ernest Muçi, Myrtu Uzuni, Keidi Bare dhe Arlind Ajeti.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.