United Hospital

Sylejmani: Po na hakmerren sepse jemi më të mirët, aktakuza është e paqëndrueshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pronari i “Nota Center”, Faton Sylejmani për rajonipress thotë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e paqëndrueshme dhe me motive të caktuara për ta dëmtuar dhe njëllosur imazhin e mirë që ka ndërtuar për shumë vite kjo kompani. Po akuzohemi sepse kemi ndihmuar qindra raste të familjeve skamnore, invalid të luftës, veteran, pensionist e raste të ndryshme që kanë kërkuar ndihmë nga ne. Mbi 40 shtëpi kemi marrë përsipër që këtë vit t`i furnizojmë me materialet tona. Thjeshtë ana humane e jona po e pengon dikend shprehet Sylejmani.

Faton Sylejmani është pronarë i kompanisë “Nota Center” nga Gjilani e dyshuar se ka shmangur tatimin në vlerë të 2 mijë e 61 eurove. Por kjo aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës po shihet si me shumë dyshime dhe e porositur nga qarqe të caktuara mendon Sylejmani raporton rajonipress.

Faton Sylejmani thotë se këtë sqarim po e bënë për hir të publikut dhe për hir të reputacionit që ka kompania “Nota Center” dhe “Nota Brilant”. “Unë thjeshtë po gjykojë se kjo aktakuzë është e porositur dhe qëllim kryesor ka dëmtimin e reputacionit dhe njollosjen e imazhit. Aktakuza është e paqëndrueshme dhe në të njëjtën kohë është e pa bazë sepse bëhet fjalë për një shumë që për kompaninë tonë kurrë s`ka qenë problem. Kemi dhënë mbi 300 mijë euro donacione dhe kemi ndihmuar të gjitha kategoritë e familjeve skamnore, veteranët e luftës, invalidët, pensionistët, ekonomitë familjare, rastet e të sëmurëve e shumë njerëz që as mund t`i mbajmë në mend. Edhe këtë vit (2015) kemi marrë përsipër të ndihmojmë mbi 40 shtëpi me materialet tona për familjet skamnore” shprehet Sylejmani.

ARKATANA

Sylejmani thotë se ana humane e kësaj kompanie dikend po e pengon dhe nuk është e rastësishme kjo aktakuzë.”Ne do ta argumentojmë edhe në Gjykatë se aktakuza nuk ka fakte, nuk ka prova dhe se i mungojnë elementet kryesore. Jemi kompania më serioze në Kosovë sepse i kemi paguar të gjitha obligimet ndaj shtetit dhe për këtë kemi fletëpagesa dhe kemi dëshmi të bollshme. Rivaliteti dhe grupet e ndryshme e mafia politike po mundohen të na dëmtojnë. Klanet e natës janë munduar me çdo kusht që ne të njollosemi, por nuk do ia arrijnë qëllimit sepse jam i bindur se Gjykata do e hudhë poshtë ende pa nisur procesi gjyqësor” mendon Sylejmani.

Megjithatë, Faton Sylejmani thotë se i beson organeve të drejtësisë dhe pret nga ajo që ta thotë fjalën e vet dhe mos të ndikohet nga politika.”Unë pres pafajësi në këtë proces tashmë të montuar e të motivuar nga qarqe të caktuara” u shpreh Sylejmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.