Sylejmani: Ndaleni shitjen e çerdhes tek “INTEGJ”!

Gjilan – Ne kërkojmë që të mos lejohet privatizimi i institucioneve parashkollore. Komuna e Gjilanit në vitet 2008 dhe 2009 i ka shpenzuar qindra – mijëra euro për blerjen e trojeve për nevojat e arsimit gjilanas. Në vitin 2013 në Gjilan ka tendenca që të shiten objekte dhe troje që i takojnë arsimit ka thënë Fehmi Sylejmani.

AKP këto ditë po përgatitet për shitjen e Çerdhes së Fëmijëve në “Integj”, e komuna po hesht edhe pse Gjilani ka nevojë për më shumë çerdhe e sipërfaqe më të mëdha të oborreve të shkollave ka thënë Fehmi Sylejmani arsimtar i matematikës i cili së fundit është kyçur në Vetëvendosje dhe një kohë ka shkruar edhe për gazetat sportive vendore.

Sylejmani tha se duke e pasur parasysh nevojën e madhe të arsimit gjilanas për çerdhen dhe truallin e lartpërmendur, ne kërkojmë nga udhëheqja komunale dhe Drejtoria e Arsimit që të angazhohet për moslejimin e shitjes së çerdhes dhe truallit, pasi që mundësitë ligjore ekzistojnë dhe se nga këto shitje humb arsimi gjilanas. “Edhe me nenin 12 të Ligjit mbi dhënien e pronës së paluajtshme të komunës, thuhet tekstualisht se komuna ka të drejtën të shfaq kërkesën e tyre për tw shpallur pronat me interes publik dhe t’i drejtojë këto kërkesa në Agjensionin Kosovar të Privatizimit” ka komentuar Sylejmani./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS