UBT

Sylejmani konfirmon ardhjen: Kosovën do ta dërgojmë në botëror

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Vazhdojnë ardhjet cilësore të futbollistëve në Përfaqësuesen e Kosovës. Emri më i ri është ai i sulmuesit të Hannover 96 i cili është i huazuar te Union Berlin, Valmir Sylejmanit.

Betim Zeqiri

Valmir Sylejmani është lojtari i tretë më i ri në histori të Bundesligës që ka debutuar në këtë kampionat dhe kjo nuk është pak.

Talenti gjilanas pas aventurës së tij me grupmoshat e Gjermanisë ka vendosur që ta përfaqësoj vendlindjen e tij dhe për këtë ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, transmeton Telegrafi.

Në një prononcim për Telegrafin, Valmiri tregon për ftesën që ka marrë dhe për arsyejen se pse nuk ka luajtur më parë për Kosovën.

“Jam në kontakte me trajnerin Albert Bunjaku dhe Muharrem Sahiti që gjashtë muaj apo më shumë. Dëshira ime ka qenë që prej fillimit të luaj për vendlindjen time por jo gjithmonë varet nga lojtarët, pasi klubi dhe Gjermania nuk më lejonin të luaj”.

“Tani është gjithçka në rregull dhe kam marrë ftesë që të luaj në këto dy ndeshje miqësore. Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur që do ta vesh fanellën e vendlindjes time. Si për gjithë futbollistët edhe për mua ka qenë ëndërr të luaj për vendin tim dhe tani që po më realizohet po ndihem për mrekulli”, deklaroi Sylejmani për Telegrafin.

FIDANISHTJA

Tutje 19-vjeçari i cili është i huazuar nga Hannover 96 në Union Berlin thotë se do ta dërgojnë një ditë Kosovën në Kampionatin Botëror dhe qëllimi është që të shkojnë në Rusi në vitin 2018.

“Ne jemi përfaqësuese e re, mirëpo ka shumë lojtarë të talentuar si Celina, Halimi, Sadiku e Avdijaj. Qëllimi ynë është që të piqemi sa më shumë dhe të mësohemi së bashku, pastaj do ta dërgojmë Kosovën në Kampionatin Botëror. Besoj se mund t’ia dalim dhe të kualifikohemi në botërorin e Rusisë në vitin 2018”, thotë Sylejmani, i cili vlerëson edhe kundërshtarët e radhës të Kosovës.

“Frankfurt dhe Bremen janë dy skuadra shumë të respektuara në Gjermani por edhe të forta. Nuk do të jetë e lehtë ndaj tyre por ne hyjmë në ndeshje për t’i fituar ato dhe shpresojmë t’ia arrijmë qëllimit”, shtoi 19-vjeçari.

Ai ka treguar se pse nuk iu bashkua Shqipërisë U21 por zgjodhi Kosovën.

“Kam pasur ofertë edhe nga Shqipëria U21 por kam zgjedhur Kosovën pasi në pyetje është përfaqësuesja A por edhe ka nevojë Kosova më shumë për ndihmën time. Shpresoj që do t’ia shpërblej besimin trajnerin Bunjaku”, tha Sylejmani për Telegrafin.

Valmiri ka kontratë me Hannoverin deri në vitin 2017 dhe ai pritet të kthehet në klubin amë në verë për të qëndruar atë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.