Eko Higjiena

Sylejmani kërkon t’i ndihmohet Lagjes “Fidanishtja 2” për rregullimin e kanalizimit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Reshjet e shiut, që ditëve të fundit kanë rënë dhe mund sërish të bien me intensitet të shtuar në Gjilan kanë krijuar telashe për banorët e Gjilanit, e veçanërisht për banorët e lagjes Fidanishtja 2, përkatësisht lagjes afër fshatit Kufce, e banuar tërësisht me komunitetin serb, e që pas decentralizimit ka kaluar në Komunën e Artanës. Këta banorë të kësaj lagjeje të re, tashmë janë në hall të madh, sepse ka kohe qe rrjeti i kanalizimit të tyre është jofunksional, teksa gypat janë të bllokuar, përkatësisht të montuar për shkak të mbeturinave dhe baltës që i sjell shiu thotë Fehmi Sylejmani i VV.

Duke e marrë parasysh këtë brengë të këtyre qytetarëve të kësaj lagjeje, Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, njëherësh njëri nga asamblistët që më së shumti ka ngrit çështje dhe brenga të qytetarëve në komunën e Gjilanit, këtë herë me një kërkesë zyrtare ju është drejtuar Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike në Gjilan, duke kërkuar një informatë zyrtare për masat adekuate që ka marrë komuna për banorët e lagjes Fidanishtja 2, gjatë dhe pas shiut, që po e mbulon me ujë këtë pjesë të qytetit.

“Kërkojmë nga Ju, që të na informoni saktë se çfarë masa adekuate ka marrë komuna, për banorët e lagjes Fidanishtja 2, me rastin të reshurave atmosferike, përkatësisht shiut, i cili po e vërshon tërë këtë lagje, duke ju sjellë këtyre banorëve shumë dëme, telashe dhe vështirësi të ndryshme. Ajo që më shumti po i brengos këta banorë të kësaj periferie, pas shiut, që ditëve të fundit binte me intensitet të madh është se po ua dëmton përveç tjerash kanalizimet, por edhe gjërat tjera, gjë që po shkakton kundërmim të theksuar dhe mbase të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, ka thënë në shkresën e tij, Sylejmani.

Fundamenti

Sipas tij, është detyrë e organeve komunale, që t’ju dilet në ndihmë këtyre banorëve, sepse në radhë të parë është obligim dhe përgjegjësi zyrtare, derisa këta banorë me kontributet e tyre për mirëmbajtjen e kanalizimeve janë të përgjegjshëm dhe korrekt.

Sipas Sylejmani, i cili ka dalë edhe në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën e krijuar pas shiut të rënë, ka thënë, se në këto situata me të reshura të larta, kanalizimet shumë shtëpive ju futen brenda, e shumë të tjerëve podrumet veç ua mbulon.

Gjithashtu Sylejmani ka hasur në disa puseta ta hapura, e që mund të supozohet se tashmë kapakët e tyre edhe mbase janë vjedhur për të shitur si material i ngurtë prej metali.
“Kërkojmë nga organet relevante të komunës që këtyre banorëve, një pjesë e konsideruar e tyre janë taksapaguesit e rregullt dhe të ndërgjegjshëm të komunës, që një afat sa më të shkurtër kohor, këtë problem t’ua zgjidhin, në mënyrë që mos të kenë në të ardhmen farë këso lloj shqetësimi”, ka thënë Sylejmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.