Eko Higjiena

Sylejmani kërkon që komuna të ndërton një shtëpi për pleq

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuk kanë të ndalur çështjet që po i ngrit Fehmi Sylejmani, anëtar KK nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, i cili këtë herë përmes një shkrese që i ka drejtuar, Nexhat Hajrullahu, drejtor i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Gjilan, ka kërkuar të di nëse komuna ka projekt për ndërtimin e një shtëpie për pleq.

“Me dhjetëra persona të moshuar në këtë regjion jetojnë në vetmi dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe strehim, pasi pjesa më e madhe e tyre vuajnë nga sëmundjet kronike, pleqëria apo e dhe tjera. Madje disa persona e veçmas pleq janë “harruar” nga fëmijët dhe të afërmit e tyre dhe askush nuk merret me ta”, ka thënë Sylejmani në kërkesën drejtuar drejtorit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Gjilan.

A i tutje ka shtuar se :”Çka po ndërmerr komuna për të ndërtuar një shtëpi për strehimin e pleqve, të vetmuarve dhe të pastrehëve të rajonit të Anamoravës, përderisa Prishtina dhe disa rajone tjera në Republikës së Kosovës kanë shtëpi për strehimin e pleqve”.

Për më tepër Sylejmani ka vë në pah se Gjilani është kryeqendër e Rajonit të Anamoravës dhe në aspektin gjeografik i plotëson tepër shumë kriteret për të ndërtuar një shtëpi të tillë, tashmë shumë të nevojshme për këtë kategori të shoqërisë.

Eco Higjiena

“Trysnia dhe angazhimi permanent i organeve relevante të komunës ndaj qeverisë duhet të jetë më i theksuar dhe më madh, në mënyrë që më pas ta detyrojë ministrinë përkatëse për këtë shtresë shoqërore që ta financojë një projekt të tillë”, ka thënë Sylejmani.

Sipas tij, komuna, përkatësisht qeveria lokale duhet ta ketë të paktën projektin për këtë shtëpi dhe të mendojë për këtë kategori njerëzish, mirëpo me sa e dimë deri tash, ka shtuar ai, ky pushtet aktual nuk ka ndonjë projekt të tillë.

Gjithashtu Sylejmani, ka bërë ët ditur se pikërisht në Gjilan, kanë qenë dy persona të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, e që nuk kanë pas asnjë përkujdesje nga askush si kundër as kulm mbi kokë, të cilët kanë jetuar rrugëve dhe rrugicave të qytetit.

Në bazë të disa të dhënave, Sylejmani, ka thënë se janë diku 7 pleq nga rajoni i Gjilanit që janë të vendosur në shtëpinë e pleqve në Prishtinë, në mungesë të një shtëpie të tillë në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.