ARKATANA

Sylejmani do të luaj titullar ndaj Freiburgut

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Forma e mirë që ka treguar në ndeshje ndaj Nurnbergut dhe në stërvitje me skuadrën e parë, ka bërë që trajneri i Hannover 96, Mirko Sllomka t’ia ofrojë edhe një mundësi tjetër Valmir Sylejmanit.

Lajmi bëhet i ditur nga të afërm të lojtarit. Talenti gjilanas, pritet të fillojë nga minuta e parë ndeshjen e Bundesligës, mes Freiburg dhe Hannover 96.

FIDANISHTJA

18-vjeçari ka luajtur ndeshjen e tij të parë javën e kaluar ndaj Nurnberg, ku bëri edhe asistim në barazimin 3:3. Djaloshi ka nisur qysh tani të bëhet pjesë e rëndësishme e Hannoverit, ndërsa mediat gjermane besojnë se së shpejti në drejtim të tij do të vijnë oferta nga skuadrat më të mëdha evropiane.