Mobi Casa

Sylejman Osmani, përshëndet zgjedhjen e Zenun Pajazitit në krye të PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ardhjen e Zenun Pajazitit në krye të degës së PDK-së në Gjilan, me vizitën e tij, e ka përshëndetur sot edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, me bashkëpunëtorë.

Në urimin e tij, duke shprehur respektin ndaj personalitetit të Zenun Pajaziti, i pari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman ef. Osmani, ka deklaruar: “Kjo barrë për ju, për ta udhëheq një parti politike, të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e sajë, tregon se Partia Demokratike e Kosovës e ka seriozisht që ju ka vendos ju në krye të saj. Raportet tona kanë qenë dhe mbeten të shëndosha me të gjitha subjektet politike në Gjilan, për të vetmin qëllim – ndërtimin e vlerave tona të përbashkëta, mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit tonë”, ka thënë ndër të tjera kreu Osmani.

ARKATANA

Ndërkaq, në falënderimin e tij, në cilësinë e nikoqirit, kryetari Zenun Pajaziti, poashtu i shoqëruar nga një pjesë e lidershipit të Degës, duke shpreh konsideratën e tij të lartë, për rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, sidomos në periudhat më të rënda për vendin, ka thënë se “Ardhja juaj sot këtu, gjithsesi na nderon dhe dëshmon bashkëpunimin tonë të sinqertë në interes të qytetarëve dhe komunës. Me vetëdije të plotë kam marrë ketë përgjegjësi, si obligim që, me njerëzit e mirë që ka PDK-ja, ta qojmë përpara një synim: borxhin që i kemi Gjilanit dhe qytetarëve të kësaj ane, për t’i dhënë atë që e meriton…”thuhet në njoftimin e zyrës për Informim të degës së PDK-së në Gjilan të nënshkruar nga Shefik Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.