Sylë Hoxha kërkon falje
Plot tri orë është dashur që të vijë deri tek zhbllokimi i situatës së krijuar tash e disa ditë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Në mbledhjen fundit të këtij Këshilli pati akuza të shumta në drejtim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit Sylë Hoxha për mënyrën se si po e udhëheq këtë institucion, ndërsa dje Hoxha në një konferencë për media ka deklaruar se pezullon funksionimin e Këshillit.
Por sot anëatrët e Këshillit Prokurorial pa praninë e mediave kanë mbajtur një takim të përbashkët të cilën para mediave e prezantoi ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, njëherësh Kryetar i Këshillit Prokurorial, Sylë Hoxha. Ky i fundit madje ka kërkuar falje për deklaratat e së hënës për anëtarët e Këshillit Prokurorial, Sevdije Morina, Jetish Maloku dhe Bajram Ukaj.
“ Unë dje në konferencën me gazetarë kam përdor ndoshta një fjalor pak ofendues, nëse dikush e ndien vetën të prekur apo të ofenduar mua më vjen keq se vërtet ajo nuk ka qenë, nuk është e natyrës time mirëpo kushtet të këtilla apo në një situatë të këtillë më është përvjedhur edhe ajo pjesë e fjalimit tim”, tha ai.


