RCCOLA

Syla: Puna efikase, sjellja e mirë me qytetarët, ka ndikuar në ngritjen e produktivitetit të punës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Bardhyl Syla drejtor në administratën e përgjithshme thotë se efikasiteti, profesionalizmi dhe përsosja e vazhdueshme e punës në Drejtorinë për Administratë e Përgjithshme kanë qen prioritetet kryesore tonat të cilat edhe kanë dhënë rezultatet e pritura.

Bardhyl Syla thotë se njerëzit, pra punonjësit e administratës, pa dyshim që paraqesin njërin nga faktorët themelor për efikasitetin në punë, shkallën e profesionalizmit si dhe komunikimin e mirë në raport me qytetarët gjatë kryerjes së shërbimeve.

E këtë objektiv është duke e zhvilluar dhe duke e përsosur Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Bardhyl Syla, i cili me punën e tij të pa lodhshme, i përkushtuar në aspektin e profesionalizmit, komunikimin korrekt dhe i afërt me qytetarët, ka ndikuar që kjo drejtor,i ku qytetarët vënë kontaktin e parë për realizimin e kërkesave të tyre, të avancohet edhe më shumë në sigurimin dhe realizimin e shërbimeve të shpejta, profesionale dhe transparente ndaj qytetarëve që konsiderohet thelbi i përgjegjësisë dhe veprimtarisë së saj.

Fidanishtja

“Sjellja jonë e mirë ndaj qytetarëve në rend të parë dhe komunikimi i mirëfilltë ndër kolegial, ka ndikuar në ngritjen e produktivitetit të punës, rritjen e shkallës së përgjegjësisë si dhe ngritjen e motivit për shërbime sa më të mira dhe sa më cilësore. Për tetë (8) muaj kur edhe jam emëruar Drejtor i kësaj Drejtorie, kemi arritur të realizojmë po thuajse të gjitha objektivat të dala nga plani i punës si në aspektin juridiko administrativ ashtu edhe në aspektin e infrastrukturës” tha Syla për rajonipress.

Për këto rezultate të arritura, zoti Syla , në rend të parë falënderon Kryetarin e Komunës, i cili vazhdimisht po i jep mbështetje ngritjes së potencialit në këtë Drejtori si dhe stafin e tij të cilët po bëjnë një punë jashtëzakonisht të madhe në shërbim të qytetarëve./rajonipress/