FIDANISHTJA

Syla: Po na kërcënon Kurti, nesër do t’u ankohem ambasadave sepse koha e diktatorëve ka kaluar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti, të gjatë një konference të dielën, ka thënë se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale, siç po ka ndryshime në politikë.

Kreu i qeverisë thotë se është i bindur se edhe punëtorët shëndetësor edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz në sindikata kushdo qofshin apo kudo që ata janë.

“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale”, u shpreh ai.

Ndaj deklaratës së kryeministrit, ka reaguar kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Syla, deklaratën e Kurtit e ka quajtur kërcënim për udhëheqësit e sindikatave.

Tutje tha se për këtë do të kontaktojë me përfaqësues ambasadave të huaja dhe të shteteve të QUINT-it në Kosovë.

“Sot paska folur për masat anti-covid kryeministri dhe ministri i shëndetësisë i ardhur nga SHBA… Pa konsultim te ekspertëve vendor. Për besë e turpshme dhe patetike sepse po tregojnë që ditët në vijim do i rrisin numrat sipas nevojave politike… por nejse.

Uji Dea

Kryeministri paska punë edhe me kreun e FSSHK-së i cili nuk po i shkojka për shtati. Ndërsa po i njëjti është takuar me Dr. Blerim Syla sa ishte në opozitë dhe gjithçka ishte në rregull. Por tani ky Dr. Blerim Syla qenka i padëshiruar për z. Kurti se po kërkon:

Ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë. Shoku Kurti në këto takime ka thënë: “Ligjin nuk e kemi votuar sepse do të dëshirojmë koeficientin 6 për mjek e 3 për infermier”.

Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj.”

Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetësorë e jo nga politika.

Nga nesër do t’i lajmërojë të gjithë përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë dhe shtetet e QUINT-it për këtë kërcënim që ka bërë zoti Kurti.

Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori ndërsa ti dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj”, shkroi Syla./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.