Hidromorava

Syla: Duhet të fillojmë të hapemi, por me një normalitet të ri e me vëmendje e vigjilencë të shtuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla tha sot se coronavirusi do të jetë i pranishëm për një kohë më të gjatë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme që qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme, duke zbatuar masat mbrojtëse.

Syla tha se në nivel global ka rritje të rasteve, ndërsa në Evropë po shënohet rënie e rasteve.

Sipas tij, pandemia COVID—19 nuk ka filluar në të njëjtën kohë në të gjitha shtetet, prandaj nuk mund të flitet në nivel global për gjendjen me pandeminë por më shumë në bazë të vendeve.

Syla përmendi edhe në fakt tjetër gjatë kësaj periudhe të pandemisë, e që është rritja e dhunës në familje në shumë shtete. Ai përmendi edhe raste ku gratë kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe për shkak të dhunës në familje.

FITORJA

“Duhet të hapemi por me një normalitet të ri, me vëmendje e vigjilencë të shtuar”, tha Syla.

Duke folur për Bullgarinë, ku përfaqëson OBSH-në, tha atje nuk kanë pasur rritje eksponenciale dhe aktualisht ka një rënie të lehtë të rasteve por që është herët për të konstatuar se e kanë mundur virusin.

Ai tha se në Bullgari ishte shpallur gjendje shëndetësore emergjente, por nuk ka pasur masa të rrepta të ndalimit të lëvizjes, ndërsa personat janë vendosur në karantinë, por në shtëpitë e tyre.

Sipas tij, elementi kryesor ku janë fokusuar autoritetet bullgare ka qenë gjurmimi i raste dhe karantina në shtëpi. /RTVDukagjini/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.