RCCOLA

“Swiss Clinique”, zbarkon në Kosovë me teknologjinë më moderne

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Bahri Kastrati pronar i spitalit modern thotë për rajonipress se truri i klinikës që ka një aparaturë bashkëkohore ndodhet në Zvicër. Gjithçka që punohet në Gjilan lexohet dhe vëzhgohet nga mjekët e Zvicrës thotë ai. Swiss Clinique është një mundësi ideale për të gjithë ata pacientë që për nevoja rentgenologjike, laboratorike dhe diagnostifikuese kanë bredhur poshtë e lartë, tani e kanë mundësinë që këto shërbime t`i marrin në një vend dhe me një standard e cilësi të garantuar.

Bahri Kastrati një mërgimtar tashmë i vlerësuar për punën e tij dhe kontributin e madh që ka dhënë në Zvicër dhe ndihmat e shumta që ka ofruar për shumë familje, ka vendosur që kapitalin e tij bashkë me simotrën e binjakëzuar nga Zvicra firmën “IDMG”, të hap një spital modern, me një aparaturë bashkëkohore dhe të fjalës së fundit në fushën e mjekësisë.

Kastrati për Rajonipress shpjegon për iniciativën e tij që ky investim t`i dedikohet Anamoravës dhe Kosovës dhe mbi 6 milion euro investime të ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin e popullatës. “Kam vërejtur se shumë qytetar, pacientë të natyrave të ndryshme, detyrohen të udhëtojnë ose kërkojnë ilaçin për sëmundjet e tyre me mijëra kilometra. Këta pacientë gjithashtu për analiza laboratorike dhe incizime të rëntgenit kërkojnë ndihmë në vendet e rajonit, në vend se ky shërbim profesional mjekësor të jepet këtu në Kosovë. Kjo ishte njëra nga arsyet e shumta që kam vendosur që të ofrojë një spital – klinikë të specializuar, që përmban të gjitha aparaturat moderne nga fusha e mjekësisë, mjekët e aftë nga Zvicra dhe Kosova” shprehet Kastrati.

Kastrati thotë se ka investuar në teknologjinë e fundit në radiologji dhe kemi një aparaturë dhe teknologji digjitale më modernen në Ballkan. “Ajo që është esenciale për spitalin tonë, i kemi mjekët më të mirë që dijnë të lexojnë në mënyrë të saktë incizimet e ndryshme, CT e komplikuara dhe analizat laboratorike.”Është e pafalshme dhe e dhimbshme kur dëgjojë tek më flasin se pacientët vdesin pa diagnozë ose nuk identifikohet me kohë sëmundja. Besojë shumë se në spitalin tonë kjo do të zbulohet me kohë dhe do identifikojmë shpejt rastet e rënda”.

Mobi Casa

Një përparësi e madhe që ka “Swiss Clinique”, padyshim është angazhimi i mjekëve ndërkombëtarë. “Truri i klinikës ndodhet në Zvicër sepse gjithçka që punohet, zhvillohet këtu përcillet drejtpërdrejtë nga Zvicra. Janë mbi 50 mjek të huaj e vendor që do të punojnë në spitalin tonë”.

Bahri Kastrati tregohet edhe modest dhe thotë se nuk ka ardhur në Kosovë për të fituar.”Unë e kam jetën e mirë në Zvicër dhe kam firmën që ka hiq më pak se 200 punëtor në fushën e ndërtimtarisë, por dëshira ime e kahershme ka qen që të investojë në vendin tim, të jem pjesë e vuajtjeve të qytetarëve dhe njëherë e përgjithmonë të bëhemi me shërbime cilësore e dinjitoze. Qytetari kosovar e meriton një përkujdesje dhe mirëqenie të mirë dhe çmimet tek ne do të jenë të pranueshme” u shpreh Kastrati.

Ndryshe “Swiss Clinique”, pritet të hapet zyrtarisht më 5 janar 2019 ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë Kosova e rajoni./rajonipress/