Eko Higjiena

SVP-ja do të ndiqet për fyerjen ndaj kosovarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata Federale Penale: autoritetet e Bernës detyrohen të ndjekin penalisht dhe të dënojnë autorët si kryes të veprës penale

Autoritetet e ndjekjes penale në Bernë do të detyrohen, pa vullnetin e tyre të iniciojnë procedurë penale në lidhje me afishen e SVP-UDC-së me moton “Kosovarët therin zviceranët!”. Për të bërë këtë, drejtësia e Bernës është detyruar nga vendimi i Gjykatës Federale Penale me seli në Bellinzona. Pas protestave të ardhura nga shumë anë, SVP-UDC kishte zbutur përmbajtjen, duke e shkruar tashmë “Kosovari ther zviceranët”.

Siç ka shkruar tashmë edhe albinfo.ch, SVP-UDC në një afishe të shpërndarë nëpër vende të dukshme në qytetet zvicerane në fund të muajit gusht të vitit 2011 kishte shkruar mesazhin “Kosovarët therin zviceranët”. Këtë afishe e kishin vendosur në kuadrin e fushatës për iniciativën për ndalimin e “migracionit masiv”. Pak pas publikimit të afishes, dy kosovarë kishin ngritur padi penale kundër personave përgjegjës dhe kundër vetë SVP-së.

Të përkujtojmë: teksti i afishes lidhej me rastin që kishte ndodhur pak ditë më parë, kur një shqiptar nga Kosova kishte therur një ish mundës dhe politikan lokal të SVP-UDC-së.

RCCOLA

Në vazhdim, prokuroria shtetërore e Cyrihut ia kishte kaluar kërkesën autoriteteve përkatëse të Bernës për ta marrë përsipër procedurën, me arsyetimin se sekretariati i përgjithshëm i SVP-UDC-së ka selinë në Bernë. Nga ana e saj, prokuroria e Bernës kishte mohuar përgjegjësinë për rastin.

Në këtë konflikt kompetencash, Gjykata Federale Penale ka dhënë verdiktin përfundimtar: autoritetet e Bernës detyrohen të ndjekin penalisht dhe të dënojnë si kryes të veprës penale autorët e delikteve që lidhen me afishen. Vendimtare, sipas gjykatës në Bellinzonë ka qenë se në raste të tilla, si pikë referimi merret vendi i dërgimit të publikimit, e që në këtë rast është Berna, respektivisht sekretariati i SVP-së.

Therësi i mundësit zviceran, shqiptari Rasim B., është dënuar tri javë më parë nga Gjykata në Thun, me 7 vjet heqje lirie për tentim vrasjeje.