Fundamenti

Sveçla-Vuçiqit: Pavarësisht frikësimeve do të mbrojmë shtetasit tanë nga të gjitha aktivitetet kriminale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar qytetarët e Kosovës qe të mos frikësohen nga kërcënimet për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS.

Ai në konferencë për media ka thënë se kanë filluar së zbatuari vendimin për regjistrimin e targave ilegale në ato të Kosovës (RKS).

“Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë e involvuar në fushatë intensive. Pardje presidenti Vuçiq përmendi këtë proces ku edhe kërcënoi qytetarët e Kosovës të cilët planfikojnë që të jenë pjesë e këtij procesi. Me ç’ rast përmendi fillimin e këtij procesi përmes identifikimit të dy rasteve, posaçërisht të veriut, ku tha se është një person i cili punon në institucione të Kosovës. Mbrëmë pas mesnatës, shtëpia e rreshterit Dragan Nikoliq, i cili targat e veturës së tij i kaloi në RKS, persona të paidentifikuar kanë thyer shtëpinë e tij dhe një pjese ia kanë vënë zjarrin. I themi Vuçiqit, se pavarësisht frikësimeve do të mbrojmë shtetasit tanë, nga të gjitha ato aktivitete kriminale”, ka thënë ai.

ARKATANA

Po ashtu, ka shtuar se pavarësisht tentativave për frikësim, procesi do të vazhdojë.

“Tashmë ekipet hetimore të PK-së janë duke hetuar rastin dhe duke punuar që personat e involvuar në këtë rast kriminal të vihen para drejtësisë. Unë ftoj të qytetarët e Kosovës që të mos hezitojnë t’i drejtohen MPB-së që të lajmërojnë çfarëdo kërcënimi”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.