FITORJA

Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka pritur sot delegacionin nga Republika e Çekisë.“Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme delegacionin nga Republika e Çekisë, i prirë nga z. Tomáš Czernin, Nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe z. Pavel Fischer, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje.

”Sveçla ka falënderuar Republikën e Çekisë për mbështjejen e Kosovës.Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kanë diskutuar edhe “për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë”.

Hidromorava

Në fjalën time falënderova Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. Prezantova angazhimet tre vjeçare të Qeverisë sonë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit. Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi.

”Sveçla ka shkruar se të dy palët shprehën gatishmëri për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.“Z. Fischer në emër të delegacionit të Republikës së Çekisë falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kemi arritur të kemi suksese në prioritetet tona. Të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.