Eko Higjiena

Sveçla: Serbia s’po kërkon falje e as nuk i ka dënuar kryesit e krimeve të luftës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në përvjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 së OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha se synim kanë përmbushjen e specifikave që i ofron kjo rezolutë.

Sipas tij, baza e themelimit të shtetit është ndërtuar në sakrifica të grave e burrave në një përballje me Serbinë.

Për krimet e kryera Serbia thotë ai, as nuk ka kërkuar falje e as nuk i ka dënuar kryesitë këtyre veprave.

“Në 21 vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, rëndësia e pjesëmarrjes në ruajtjen e paqes, ku përpjekja jonë dhe rritja dhe ruajta e specifikave të kësaj rezolute. Puna duhet të jetë e madhe në zbatimin e kësaj rezolute, ku ne si institucione kemi përgjegjësi”.

“Realizimi i detyrave që na takojnë si institucione, është ruajtja e shtetit sepse u ndërtua pas një sakrificë të gjatë të burrave dhe gratë, në një përballje me Serbinë. E pikërisht Serbia më luftën që ka bërë, më vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë, as nuk ka kërkuar falje e as nuk i ka dënuar kryesit e këtyre veprave”.

United Hospital

Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, tha se gratë mbetet pak të përfaqësuara në proceset vendimmarrëse.

Sipas saj, me pjesëmarrjen e grave në çdo proces ekonomia rritet, jostabiliteti dhe ekstremizmi ulet. Raporton EO.

“Kanë kaluar 21 vite prej kur Këshilli OKB-së ka miratuar Rezolutën 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku siguria është esenciale e kësaj rezolute. Ne e dimë që gratë janë pak të përfaqësuara në proceset vendimmarrëse. Me pjesëmarrjen e tyre, ekonomia rritet, jostabiliteti dhe ekstremizmi ulet, dhe kjo nënkupton se angazhim i grave shohim rezultate dhe paqe që zgjasin më shumë”.

“Tradicionalisht, Policia është e dominuar nga meshkujt, është parim apo pjesë integrale e qeverisë. Parimi i barazisë gjinore, është gjysma e zotimeve që i jep rezoluta. Mbetet shumë punë për tu bërë, por ka pasur integrim të kësaj agjende në Kosovë, siç është rritja e numrit të grave në Polici dhe ushtri”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.