Eko Higjiena

Sveçla: Rama kontribuoi që policët të lirohen, të shtohet presioni ndaj Serbisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një intervistë për Euronews Albania ka thënë se për lirimin e policëve nga burgu i Serbisë kontribut ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.

Uji Dea

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodh sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast.

Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq. Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, prodhim i Serbisë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.