Sveçla qytetarëve me targa ilegale: Regjistrohuni ta përmbyllim këtë proces

/ 2 minuta lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook menjëherë pasi ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për targat në mënyrë graduale deri më 21 prill të vitit 2023.

Tashmë faza e parë ajo e qortimit ka hyrë në fuqi.

Sveçla ka thënë se “Policia e Kosovës, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”.

Ai iu a bërë thirrje ede njëherë serbëve të Kosovës që të konvertojnë targat në RKS.

Fidanishtja

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka shkruar ai në Facebook.

“Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të zhgënyer me Qeverinë e Kosovës për mos zbatimin e kërkesës perëndimore që vendimi për targat të shtyhet për 10 muaj.