Eko Higjiena

Sveçla për vdekjen e policit kufitar: Rexhep Sejdiu i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët e zyrtarit policor, Rexhep Sejdiu, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në pikën kufitare të Jarinës.

“Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin e ndarjes nga jeta të Zyrtarit Policor Rexhep Sejdiu gjatë kohës që ishte në detyrë në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka treguar se Sejdiu ishte pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit, dhe se ai rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinë pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantic.

Eco Higjiena

“Rexhep Sejdiun do ta kujtojmë si zyrtar të përkushtuar e të palodhur, të angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit. Bashkë me kolegët e tij, Rexhepi para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantic”.

“Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të”, ka shkruar Sveçla.

Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot në vendin e tij të punës derisa po shërbente në pikën kufitare./Telegrafi/