Fundamenti

Sveçla për propozimin franko-gjerman: Duhet njohja reciproke, Evropa të jetë më e prerë me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se Kosova e mirëpret angazhimin dhe propozimet e aleatëve të saj, por njohja reciproke është kërkesa themelore e Kosovës.

“Ka iniciativa të ndryshme. Unë besoj se çdo iniciativë e aleatëve tanë, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë, është i mirëseardhur, gjithmonë duke pasur parasysh atë që për ne është kërkesa themelore: njohja reciproke në qendër”, thotë Sveçla.

Kosova në Kombet e Bashkuara, duke marrë njohjen e Serbisë dhe ndërtimin e raporteve fqinjësore. Këto janë elementet e modelit, që Svecla beson se është e duhura për Kosovën.

“Ajo do të mund të ishte ndoshta një inicativë e tyre, e cila mbetet si fillestare, por ne jemi të bindur që Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, pjesë e Kombëve të Bashkuara, por edhe njohja reciproke, ku ne do të mund të fillonim një ndërtim të raporteve fiqnjësore”, thotë Svelça.

Mobi Casa

Sipas tij, marrëveshja që mbyllet me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë është ajo që i duhet rajonit.

“Rajonit nuk i duhet një marrëveshje, e cila pastaj sjell ngërçe të reja”.

Svecla thotë se ka ardhur koha që Evropa të jetë me e prerë me Serbinë.

“Ne e mirëpresim rolin edhe të BE-së, edhe SHBA-së. Kemi pasur vazhdimisht ndihmesë nga ta. Por, poashtu, jam i bindur se është koha që Evropa të jetë më e prerë në raport me Serbinë dhe me rajonin në përgjithësi”, thotë Sveçla në A2CNN, transmeton Gazeta Express.