Eko Higjiena

Sveçla për kërkesat e Amerikës: Nuk jemi kokëfortë as kapadai, por argumentet fitojnë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për kërkesat e vazhdueshme nga SHBA që Qeveria e Kosovës ta rishqyrtojë vendimin për targat.

Ministri Sveç֛la ka deklaruar se raportet e Kosovës me SHBA-në janë “jashtëzakonisht të mira”.

“Nuk është çështje e targave, është shumë më serioze. Nuk është problemi aty o Fidan, me Amerikën kemi raporte jashtëzakonisht të mirë. Unë këtu erdha nga ditëlindja e marinës së ushtrisë amerikane. Më falënderuan për punën e bërë”, ka deklaruar Sveçla në “DPT te Fidani” në T7.

Sveçla ka thënë se amerikanët janë gardianë të demokracisë.

GRANDEMALL

Ai ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij në qeveri nuk janë kokëfortë me Amerikën, por ka thënë se argumentet fitojnë kur merren vendimet.

“Nuk është çështje zhgënjimesh, por e mendimeve të ndryshme. Argumentet fitojnë. Kjo është çështja, jo se kemi ndonjë kokëfortësi apo kapadaillëk”, ka thënë ministri.

“Ne mendojmë se miqësia mes Kosovës dhe Amerikës, nuk është miqësi që prishet. Ka themele të hershme dhe të thella”, ka vazhduar ai.

“Nuk jemi kokëfortë, nuk kemi qëndrime irracionale. Kemi të bëjmë me një keqkuptim. Ne po punojmë ditë e natë për më të mirën e këtij vendi”, ka deklaruar Sveçla. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.