GRANDEMALL

Sveçla: Nuk kemi pasur policë në veri, por njerëz me uniforma që kanë marrë urdhra nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ministri ka folur edhe për dorëheqjen e policëve serb në veri, duke thënë se Kosova nuk ka humbur asgjë nga dorëheqja e policëve serb, transmeton Telegrafi.

“Nuk kemi pasur policë në veri, kemi pasur njerëz me uniforma që ju kemi dhënë armë, e kanë marrë urdhra nga shteti armik. Jemi në proces të rekrutimit të shtetasve tanë, të komuniteteve të ndryshme që kanë filluar trajtimet për tu bërë pjesë e Policisë dhe që do të jenë besnik. Policia e Kosovës nuk ka humbur asgjë nga dorëheqja e policëve në veri, që i kanë shërbyer Serbisë. Kurse, sa i përket kryetarëve të komunave në veri, është vendim politik i tyre”, tha mes tjerash ai.

ARKATANA

Duke folur për gjendjen në veri, Sveçla tha se policia është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri.

“Që nga përfundimi i luftës gjendja në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, absolutisht që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida. Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike, dhe këto kriprovalutat dhe mund të them se është suksesi i radhës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.