Fundamenti

Sveçla: Nuk jam kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë dhe kriminelëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk është kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë dhe kriminelëve.

“Kriminelët nuk kanë kombësi, sepse janë të përzier. Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetet e tyre me ngjyra nacionaliste”, ka thënë Sveçla për mediumin në gjuhën serbe, KoSSev, përcjell Telegrafi.

“… Ne kemi nevojë për vëmendjen ndaj qytetarëve të thjeshtë, vëmendje për jetë normale, për të mbështetur kategori të tilla dhe për të luftuar kundër këtyre kategorive të tjera”, ka thënë më tej Sveçla.

Eco Higjiena

Ai nuk pajtohet me faktin se është “ndoshta zyrtari më i urryer kosovar në veri”.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se vazhdimisht është në kontakt me qytetarë serbë, OJQ-të dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, por se këto takime nuk janë publike. /Telegrafi/