Eko Higjiena

Sveçla: Krimet e luftës në Kosovë as nuk i harrojmë as nuk i falim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës, ka arrestuar sot një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.

Pas kësaj ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duke thënë se drejtësia për secilin akt çnjerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme, transmeton Zeri.info.

Ai tutje ka thënë se serbi i arrestuar sot në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë dhe i njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrur pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.

“Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim”, ka shkruar Sveçla.

Shkrimi i plotë:

Fundamenti

Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim. Drejtësia për secilin akt ç’njerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme.

Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrur pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht. Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht.

Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.