UBT

Sveçla: Kërcënimi për bombë në Kuvend u bë nga numri i Lazar Zhivkoviqit, promovues i Ratko Mladiqit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se më 05 korrik 2025, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka qenë objekt i një kërcënimi për bombë, të cilin institucionet e sigurisë e kanë cilësuar si sulm hibrid me origjinë nga Serbia.

Sipas ministrit Sveçla, kërcënimi është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zhivkoviq, shtetas serb.

“Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković”, ka shkruar Sveçla.

Hetimet e para kanë zbuluar se në disa profile të lidhura me këtë numër është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, duke e lidhur rastin me qarqe ekstremiste dhe anti-Kosovë.

Ministri në detyrë ka nënvizuar se institucionet e Kosovës po e trajtojnë këtë rast me prioritet të lartë dhe se do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për këtë akt kërcënues.

ARKATANA

“Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë,” ka deklaruar Sveçla.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës dje pas alarmit për mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se kërcënimi ishte bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.

“Hetimet po vazhdojnë në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente, si dhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të burimit të kërcënimit, identifikimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit të përdorura”, thuhej në njoftimin e Policisë.

E zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, ka thënë se alarmi është bërë nga një person që ka kërcënuar në gjuhën angleze.

“Sipas njoftimit, është kërkuar evakuimi sepse në gjuhën angleze një person ka thirr dhe ka thënë që një bombë është vendosë në ndërtesë dhe e njëjta do shpërthejë brenda 10 minutash”, ka thënë ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.