Mobi Casa

Sveçla: Do ta luftojmë krimin në çdo cep të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas publikimit të raportit të organizatës Transparency International ku nxori që Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla tha 14 shkurti ka qenë përcaktim i qartë i popullit që Kosova ta ndërrojë kursin e vlerave dhe orientimeve qeverisëse e për çka thekson kjo veçse po ndodhë.

Ai ka thënë se nuk do të kthehen te krimi, korrupsioni e kientelizmi, për çka thekson se do ta luftojnë krimin në çdo cep të Kosovës.

FITORJA

“Që në ardhje të kësaj qeverie jemi deklaruar se do të luftojmë pa kompromis kriminalitetin dhe korrupsionin në vend. Gjatë këtyre muajve kemi publikuar shumë aksione e veprime në kuadër të kësaj lufte për të ndaluar ilegalitetin dhe krimin në vend”.

“Progresi i shënuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është i rastësishëm, por rezultat i lëvizjeve konkrete në terren. Shpreh mirënjohjen time për gjithë akterët institucional të angazhuar në luftim të krimit dhe korrupsionit me zotimin që do të mbesim të përkushtuar për bashkëpunim maksimal, që këto suksese të mos stagnojnë dhe që Kosova të bëhet vend i jetueshëm, i qetë dhe i sigurt për të gjithë”.

“14 shkurti ka qenë përcaktim i qartë i popullit të Kosovës që Kosova të ndërrojë kursin e vlerave dhe orientimeve qeverisëse dhe një gjë e tillë po ndodh. Nuk do të kthehemi më aty ku ishim te krimi, korrupsioni e klientelizmi. Do ta luftojmë krimin në çdo cep të Kosovës dhe në secilën skutë kudo ku ndodhet ai”, deklaruar Sveçla./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.