UBT

Sveçla: Beogradi përgjegjës për dorëheqjet e policëve serbë, të reagojnë ndërkombëtarët

/ 1 minutë lexim

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjes së policëve të rinë serbë nga Policia e Kosovës.

Sipas tij kjo po ndodh si pasojë e kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.

Uji Dea

Ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.