UBT

Sveçla: Armatimi i kapur sot e bën të qartë edhe për ndërkombëtarët gjerësinë planit të Serbisë për aneksimin e veriut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, është lajmëruar në profilin e tij në ‘facebook’ pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe bastisjes në shtatë lokacione, prej ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armëve të llojeve të ndryshme, shkruan Express.

Sveçla thotë se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhjna e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Armët e kapura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan dhe sipas tij ato e qartësojnë për Kosovën dhe për opinionin ndërkombëtar për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Reagimi i plotë:

Eco Higjiena

Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë.

Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.