Suzukit e Ramë Bujës

Suzuki po del të jetë marka më e pëlqyer e veturave për zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Vitin e kaluar i pari i këtij institucioni, Ramë Buja bleu një veturë zyrtare të kësaj marke. Ndërkaq, sivjet edhe për vozitjen e rehatshme të vartësve të tij do të blihen 10 vetura të tilla që do të kushtojnë hiq më pak se 212 mijë e 500 euro.
MASHT tashmë ka kryer të gjitha procedurat për blerjen e këtyre veturave, duke përzgjedhur Operatorin Ekonomik “Auto Kaqandolli” në tenderin për “Furnizim me vetura për nevojat e MASHT”.
Sipas njoftimit të Komisionit Rregtullativ të Prokurimit Publik (KRPP) në këtë tender kanë ofertuar tre ofertues, përderisa oferta me çmimin më të lartë ishte në vlerë prej 312 mijë e 700 eurove. Blerjen e tyre e ka konfirmuar edhe Arbër Morina, zëdhënës i MASHT-it. Ai ka thënë për Tribuna se me mjetet e parapara do të blihen gjithsej 10 vetura…(Tribuna).