Mobi Casa

Suzana Mushkolaj promovon vlerat e Anamoravës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Fotografja Suzana Mushkolaj së shpejti do të publikojë një monografi për rajonin e Anamoraves. Në këtë libër, Mushkolaj do të paraqesë fotografi nga vende të ndryshme, monumente të kulturës dhe vlera artistike nga ky rajon. “Më 17 korrik do të bëj promovimin e monografisë sime të parë, ku përfshihen fotografi nga rajoni i Anamoravës.

UBT

Do të jenë 100 fotografi artistike të trashëgimisë kulturore”, ka deklaruar Mushkolaj. Inxhinierja e elektroteknikes tregon se si filloi fotografinë vetëm si pasion, e më vonë iu shndërrua në profesion. “Unë jam me profesion inxhiniere e elektroteknikës dhe fotografinë e kam filluar vetëm si pasion para 23 viteve në Holandë, pastaj u shndërrua në profesion për mua”, ka thënë Mushkolaj. Sipas saj, interesimi dhe vullneti në Kosovë për fotografinë është shumë i madh nga të rinjtë, por mungojnë kushtet materiale. Ajo ka shtuar se vazhdimisht ka kërkesa nga VIP-at për t’iu bërë fotografi, por nuk e parapëlqen një gjë të tillë.