Fundamenti

Suspendohet përkohësisht profesori Muhib Sahiti

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i komunës Qemajl Mustafa ka lëshuar urdhëresë për Drejtorinë Komunale të Arsimit për pezullimin e përkohshëm nga puna të arsimtarit Muhib Sahiti profesor i edukatës fizike në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se ky vendim është marrë pasiqë ka bazë për dyshime se i njëjti e ka thyer kodin e sjelljes së personelit arsimor. “Pezullimi do të zgjas përderisa komisioni disiplinor i drejtoratit të arsimit të merr masën meritore disiplinore – ligjore”.

Uji Dea

Masa ndaj Muhib Sahitit erdhi pasiqë prindërit e një vajze e kishin paraqitur rastin në polici për ngacmim seksual ndaj nxënëses. /rajonipress/