Uji Dea

Suspendohet opozita, thellohet kriza

/ 1 minutë lexim

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet arenë përplasjesh ndërmjet dy blloqeve parlamentare, opozitës dhe mazhorancës që kanë ide diametralisht të kundërta, njëra për bllokimin e Kuvendit me gaz lotsjellës dhe tjetra për vazhdimin e seancave “shah në vete”.

Ndërsa diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Prishtinë, vazhdojnë të qëndrojnë si spektatorë, duke kritikuar veprimet e dhunshme të opozitës dhe duke përsëritur sintagmën tashmë të njohur “për zgjidhjen e problemit me dialog”. Mirëpo dje, gazi lotsjellës i hedhur nga opozita u ka kushtuar këtyre tyre fundit me suspendim nga ana e Kryesisë së Kuvendit.

Fundamenti

Madje, për shkak se ndezën fitilin e gazit në Kuvend dhe u munduan ta kontrabandojnë brenda sallës, janë arrestuar edhe tre deputetë opozitarë, Haxhi Shala, Ismail Kurteshi dhe Fisnik Ismajli./zeri/