Suspendohet Miodrag Paviq

Gjilan – Me rastin e arrestimit të një gjyqtari të Gjykatës Komunale në Gjilan nën dyshimin se ka kryer vepër penale, Komisioni Disiplinor pranë Këshillit Gjyqësor i Kosovës merr vendim të menjëhershëm, që gjyqtari në fjalë të suspendohet përkohësisht nga funksioni i gjyqtarit deri në përfundim të procedurës penale ndaj tij.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar menjëherë pas aferës që shkaktoj Miodrag Paviq . Paviq tashmë është suspenduar nga KGJK ka njoftuar Aishe Qorraj Berisha zëdhënëse e këtij institucioni.
Me rastin e arrestimit të një gjyqtari të Gjykatës Komunale në Gjilan nën dyshimin se ka kryer vepër penale, Komisioni Disiplinor pranë Këshillit Gjyqësor i Kosovës merr vendim të menjëhershëm, që gjyqtari në fjalë të suspendohet përkohësisht nga funksioni i gjyqtarit deri në përfundim të procedurës penale ndaj tij thuhet në njoftimin e KGJK.
Ndryshe Miodrag Paviq, gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, është arrestuar të mërkurën në flagrancë nga Policia e Kosovës, pasi ka pranuar ryshfet nga një qytetar. Paviq dyshohet se për 2400 franga të cilat mjete i ka pranuar nga një qytetar serb i Pasjanit.
Edhe kryetari i gjykatës së Qarkut në Gjilan Zyhdi Haziri ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin e as gjykatësit. Haziri ka thënë se ngjarje të tilla mund të qesin një hije të keqe për gjyqësorin e Kosovës, përkatësisht Gjykatat e Rajonit të Gjilanit, por tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se nuk duhet shqetësuar as popullata as gjykatat sepse po pretendojmë drejt një gjyqësori të pa korruptuar./rajonipress/