Uji Dea

Suspendohet drejtori i shkollës fillore “Thimi Mitko”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Besim Azizi udhëheqës i personelit me kërkesë të Bujar Nevzadit e ka pezulluar nga puna Nexhat Sërmaxhajn drejtor në shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe Rabit Ademin arsimtar në këtë shkollë. Sermaxhaj është suspenduar me arsyetimin se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj arsimtarit Rabit Ademi.

Drejtori i shkollës fillore “Thimi Mitko” Nexhat Sërmaxhaj është suspenduar nga puna e drejtorit për shkak se në vendin e punës ka ushtruar dhunë fizike ndaj arsimtarit Rabit Ademi.

Në aktvendimin e Besim Azizit udhëheqës i personelit thuhet se suspendimi është bërë me kërkesën e drejtorit të arsimit Bujar Nevzati, për shqiptim të masës disiplinore të pezullimit parandalues nga puna me pagesë për shkak të supozimit se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë serioze të detyrës punuese edhe atë :ushtrimi i dhunës fizike ose presioni psikik ndaj nëpunësit tjetër civil brenda institucionit, shkelje serioze të rregullave që ndërlidhen me shëndetin dhe sigurinë e nëpunësit, diskretitimi dhe komprometimi serioz ndaj nëpunësit civil.

ARKATANA

Në vendimin e udhëheqësit të personelit thuhet se Nexhat Sërmaxhaj nga data 22.11.2012 nuk duhet të vijojë në punë dhe se i njëjti do të njoftohet me kohë pas mbajtjes së seancës disiplinore.

Ngjashëm është vepruar edhe ndaj Rabit Ademit i cili edhe ka qenë shkaktari kryesor që është shkaktuar incidenti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.