Mobi Casa

Suspendohet drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Zejnullah Zejnullahu është suspenduar për tre muaj me pagesë. Zejnullahu tha se suspendimi është i motivuar politikisht dhe në shërbim të klaneve të caktuara mafioze.

Drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Zejnullah Zejnullahu është suspenduar nga ana e drejtorit të arsimit Bujar Nevzatit. Zejnullahu sipas vendimit është suspenduar për tre muaj me pagesë, derisa si arsyetim sipas sekretarit të shkollës së Gjimnazit , Reshat Behlulit është marrë mos zbatimi i kritereve të brendshme arsimore, anashkalim të kompetencave dhe pengim në punë të zyrtare e të eprorëve të vet.

Zejnullahu tha për rajonipress se deri më 18 tetor ndodhet në pushim mjekësor dhe nuk e ka ndërmend ta nënshkruaj këtë masë të suspendimit. “Për mua suspendimi është i motivuar politikisht, dhe si i tillë kënaq grupet mafioze dhe klanet e caktuara të mafies. Unë kisha guximin të përplasem publikisht me kryetarin e komunës dhe këtë e kam bërë për hir të gjeneratave të reja dhe brezave të rinj” tha ai.

Mobi Casa

Zejnullahu tha se për këtë vendim të padrejtë dhe të kundërligjshëm do të ankohet deri tek Gjykata Kushtetuese e Kosovës. “Dikush duhet ta përkrah guximin tim intelektual e arsimor. Si veteran i arsimit dhe si njeri që tërë jetën time krijuese e edukative dhe pedagogjike ia kam kushtuar arsimit dhe gjeneratave të reja do mundohem që ta përballojë këtë sfidë gjithnjë duke menduar e shpresuar se e drejta dhe përkushtimi im do të shpërblehen më ndryshe në fund të karrierës”.

Ndryshe suspendimi i drejtorit të gjimnazit erdhi pas konfrontimit të tij publik me kryetarin e Komunës Qemajl Mustafa rreth ofertës së ekskursionit të shkuarjes së nxënësve në Shqipëri. /rajonipress/