Mobi Casa

Suspendohen për 72 orë komanda zinxhirore e stacionit policor në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, ku me këtë rast Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjetë e dy (72) orë (komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan), lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfishtë, respektivisht një vetëvrasje thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit.

RCCOLA

Sipas burimeve tona janë suspenduar major Alban Ramushi komandant, kapiten Naser Rrahmani zv.komandant, kapiten Negovan Mihajlloviq shef operative dhe staf civil Xhavit Azizi./rajonipress/