Fundamenti

Surroi: Tani është koha që zyrtarët e Kosovës të krijojnë lidership në BE

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkrimtari, publicisti dhe politikani Veton Surroi përmes Facebookut ka reaguar ndaj vlerësimit zyrtar të Kosovës për mos liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

Madje, Surroi, duke ironizuar me vlerësimin, ka propozuar që pas krijimit të AKS-së dhe të Gjykatës Speciale në Kosovë, zyrtarët e vendit Kosovës të përpiqen të krijojnë aftësi dhe lidership në BE, transmeton Koha.net.

Mobi Casa

Nëse, sipas vlerësimit zyrtar të Kosovës, Bashkimi Evropian është i paaftë dhe pa lidership sepse nuk ia jep Kosovës liberalizimin e vizave atëherë detyra e radhës e zyrtarëve të Kosovës është që, pas përpjekjes për themelimin e Gjykatës speciale dhe Bashkësisë së Komunave Serbe , të përpiqen të krijojnë aftësi dhe lidership në Bashkim Evropian.

http://koha.net/?id=27&l=89191