ARKATANA

Surroi: PDK ka ende mekanizëm për vjedhje industriale të votave, por Veseli mori vendim të veprojë ndryshe

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Surroi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se fitorja e opozitës në Kosovë ëshët një shpresë për vendin.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje kanë ndodhur disa ndryshime të mëdha te subjektet politike, përcjell Telegrafi.

Zgjedhjet e para të Vetëvendosjes pasi është ndarë, kandidimi i Vjosa Osmanit nga LDK dhe platforma anti korrupsion e Kadri Veselit sipas Surroit kanë qenë ngjarje që janë shënuar në këto zgjedhje.

Fundamenti

Publicisti thotë se “PDK dhe Veseli kanë mundur t’i problematizojnë zgjedhjet në këtë shtet të kapur por vepruan ndryshe”.

“PDK ka ende mekanizëm për vjedhje industriale të votave, mirëpo ka qenë vendim i Kryetarit [Veseli] që të mos i hyjë asaj rruge por të veprojë ndryshe dhe t’i hyjë një rruge transformative dhe evolutive”.

Ai thotë se ka parë që gjatë fushatës PDK ka bërë garë programore me subjektet tjera politike./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.