Eko Higjiena

Surroi: Një herë i djegin librat, pastaj veshin këmishat e zeza

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj djegies së librit të tij “në mënyrë simbolike” nga ana e organizata OVL e UÇK-së së Ferizajt.

Në një postim në Facebook, Surroi, duke aluduar në djegien e librit të tij ka shkruar se “një herë i djegin librat, pastaj veshin këmishat e zeza”.

FIDANISHTJA

Kjo djegie simbolike e këtij libri ishte bërë me pretekstin se autori i këtij libri mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.

Me këmishët e zeza identifikoheshin grupet paramilitare fashiste, por edhe naziste. Nën regjimin fashist të Italisë së Benito Mussolinit, këmishëzinjtë ushtronin dhunë ndaj të gjithë kundërshtarëve të Mussolinit. /Telegrafi/